Lëndohet portieri

Futboll

Lëndohet portieri

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:11
Igor Aleksovski

Faza e dytë e përgatitjeve në Antali ka filluar tani më shtatë ditë dhe klubi i futbollit i Shkupit ngadalë po kap formën e duhur, duke u stërvitur me ekipin edhe futbollistët që së fundmi janë bashkuar me grupin.

Në stërvitjen e pasdites portieri Igor Aleksovski ka lënduar rëndë gjurin. Edhe pse ai ka bërë kontrollimet e para në Turqi, me konsultim të mjekëve tanë është vendosur që portieri të rikthehet në Shkup, ku do të bëjë ekzaminimet e tjera, për të mësuar dhe lëndimin saktë.

Aleksovskit ka arritur në Shkup, ndërsa informata më të sakta rreth lëndimit të tij, do të ketë pasi të merret dhe konstatimi i mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat