Muriqit është aq impresive sa që është e vështirë edhe të besohet

Futboll

Muriqit është aq impresive sa që është e vështirë edhe të besohet

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:59
Muriqit është aq impresive sa që është e vështirë edhe të besohet

Arijan Muriqi ka qenë njëri prej përforcimeve më të mira të Përfaqësueses së Kosovës së fundmi.

“Dardanët” kanë pasur vazhdimisht probleme në repartin defanziv, sidomos gjatë kohës së Albert Bunjakit në postin e trajnerit, raporton Insporti.

Mirëpo, me ardhjen e Bernard Challandes në pankinë, gjërat janë përmirësuar dukshëm.

Zvicërani ka sjellur fytyra të reja në reprezentacion duke freskuar pothuajse çdo pozitë, gjë që edhe është shpaguar me rezultatet e fundit jashtëzakonisht pozitive.

Arijanit Muriçi është ndër figurat e reja që është sjellur dhe impakti i tij ka qenë i menjëhershëm.

I riu i Manchester Cityt ka impresionuar edhe Pep Guardiolan përtej kufijve derisa e ka shëndrruar veten, me gjasë, në startues të rregullt te Përfaqësuesja.

Për të nënvizuar talentin e tij, më poshtë Insporti ju sjell disa statistika të tij me klubin dhe reprezentacionin.

Man City:

Ndeshje: 5
Ndeshje pa pranuar gol: 4

Kombëtarja e Holandës

Ndeshje: 1
Ndeshje pa pranuar: 1

Përfaqësuesja e Kosovës:

Ndeshje: 1
Ndeshje pa pranuar:1

Paraqitje në total: 7
Ndeshje pa pranuar: 6

Tani, është ende herët të arrijmë në konkludime pas vetëm shtatë paraqitjeve me klub dhe Kombëtare, por nuk do mend se starti i tij në futbollin profesional ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat