Lojtarët në pritje të borxheve, Sahiti shpreson FFK të marr masa ndaj Besës!

Futboll

Lojtarët në pritje të borxheve, Sahiti shpreson FFK të marr masa ndaj Besës!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:39
Lojtarët në pritje të borxheve, Sahiti shpreson FFK të marr masa ndaj Besës!

Disa futbollistë janë në pritje të shlyerjeve të borxheve nga klubi i futbollit Besa nga Peja. Shqetësimet janë të mëdha, por shpresojnë se borxhet do të shlyhen më së largu deri të hënën (me 28 janar), kështu pret edhe futbollisti Samir Sahiti! Ish futbollisti i Besës, Sahiti, aktualisht është në radhët e Vëllaznimit nga Gjakova, tha se nëse nuk kryhen borxhet deri të hënën, pret që FFK-ja të marr masa disiplinore ndaj Besës. 

“Kemi bërë fillimisht ankesën, edhe kemi has në mirëkuptim të FFK-së, ju kemi mundësuar KF Besës që borxhin ta shlyej me 2 këste dhe po ashtu edhe komisioni i FFK-së ka qenë prezent në këtë takim, me krerët e Besës, FFK-së ju ka caktuar datat për pagesën e kësteve, por ende nuk është kryer asnjë këst. Është hera e tretë që shtyhen datat dhe nuk e di pse por ende asnjë masë nuk është marr ndaj klubit të Besës.

Presim në mirëkuptim ngase sot na u tha që të hënën (ora 12.00) është dita e fundit për pagesën e 50% të borxhit, përndryshe nëse të hënën nuk kryhet kjo pagesë atëherë ne e kemi të kompletuar dokumentacionin dhe po ashtu do ja bashkëngjisim edhe ankesat që ju kemi drejtuar edhe FFK-së dhe vendimet e FFK-së, dhe do t’i drejtohemi FIFA-s dhe UEFA-s përmes një avokati kompetent. Kjo nuk është në rregull, kemi dy muaj që merremi me këtë rast dhe ende asgjë”, tha Sahiti.

Në rast se kjo çështje nuk zgjidhet deri të hënën, Sahiti me shokë paralajmëron se do t’u drejtohen UEFA-s dhe FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat