Krasniqi: Më ka munguar Skënderbeu

Futboll

Krasniqi: Më ka munguar Skënderbeu

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:57
Krasniqi: Më ka munguar Skënderbeu

 

Sulmuesi Blerim Krasniqi ka qenë një nga mungesat më të rëndësishme të Skënderbeut, në ndeshjet e fundit të vitit 2018, ku edhe korçarët regjistruan një sërë rezultatesh negative, duke humbur disi kontaktet me kreun.

Vetë sulmuesi 22-vjeçar foli për mikrofonin e Supersport, duke theksuar se i ka munguar shumë fusha e blertë dhe skuadra korçare, ndaj është i lumtur që sot rikthehet të jetë në dispozicion të trajnerit Shehi.

“Më shumë më ka munguar mua klubi, sepse Skënderbeu kishte elementë të tjerë me të cilët mund të më zëvendësonte. Më ka munguar shumë fusha e lojës dhe shpresoj që të kem lënë pas dëmtimin dhe të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat”, deklaroi Krasniqi.

Sulmuesi theksoi se skuadra e Skënderbeut vijon të ketë si synim titullin kampion, pasi është ndërtuar për të luftuar për objektiva madhorë, ndonëse pranoi se është krijuar një farë distance nga kreu.

“Jemi 7 pikë larg kreut, por jemi tërësisht në garë për të fituar titullin kampion. Ne punojmë çdo ditë për të arritur këtë objektiv, pasi jemi Skënderbeu dhe e dimë çfarë kërkohet nga ne”, tha sulmuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat