Schuster identifikon problemin e Realit

Futboll

Schuster identifikon problemin e Realit

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:58
Schuster identifikon problemin e Realit

Fitorja që Real Madrid e arriti ndaj Gironas (4:2) në Kupën e Mbretit ka rikthyer disi qetësinë te skuadra madrilene, që përgatit me më shumë qetësi këtë fazë të kampionatit, pas një periudhe të mbushur me polemika. Një ish-galaktik, Bernd Schuster, që tani drejton ekipin e Dalian Yifang, ka folur për skuadrën spanjolle, për largimin e Cristiano Ronaldos, rikthimin e Alvaro Moratas në La Liga me Atletico etj.

“Ndaj Gironas pashë më në fund një Real argëtues, një ekip që ishte i kompletuar, që nuk mendoi vetëm për mbrojtjen. Rikthimi i Marcelos në fushë është një lajm pozitiv edhe pse ende jo në 100 për qind të formës. Duhet të ruajë këtë ritëm edhe pse bëri disa gabime”, tha Schuster, që sheh kapitenin Sergio Ramos si liderin e skuadrës: “Kur është në formën optimale gjithçka e bën në mënyrën më të mirë, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm”.

Largimi i Cristiano Rolandos konsiderohet si një gabim i madh nga ana e Schusterit.  “Ajo që i mungon sot Realit është pikërisht një lojtar si Cristiano Ronaldo, që realizon 45-50 gola në sezon. Morata tek Atletico Madrid? Për mua një transferim i gabuar. Nuk është skuadra e përshtatshme për të. Unë mendoj se Morata gaboi që shkoi tek Atletico, pasi me pak durim mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë për të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat