Lajm i mirë për Tottenhamin

Futboll

Lajm i mirë për Tottenhamin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:59
Heung-Min Son

Eliminimi i Koresë së Jugut nga faza play off e Kupës së Azisë i ka hapur “dritën jeshile” sulmuesit Heung-Min Son që të rikthehet te skuadra e Tottenham me herët nga parashikimi. Në ndeshjen e luajtur sot, në çerekfinalet e play off, Koreja u mund 1:0 nga Katari, rezultat që eliminoi ekipin koreano-jugor nga gara për titull.

Nëse për kombëtaren e Koresë ku rezultat nuk është aspak i këndshëm, për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino dhe tifozët e kësaj skuadre ky është një lajm pozitiv. Kjo do të thotë që sulmuesi Son është i lirë të lërë kombëtaren dhe të rikthehet në Londër.

Në këto moment, skuadra e Tottenham ka shumë nevojë për të, pasi janë dëmtuar si Harry Kane ashtu dhe Dele Alli (nuk do të jenë deri në mars). Çka do të thotë që Tottenham ka shumë pak alternativa në sulm, ndaj rikthimi i Son shihet si një “blerje” në këto momente të vështira.

Nuk pritet që Son të jetë në fushë ditën e diel, në ndeshjen që Tottenham do të luajë ndaj Crystal Palace, për turin e katërt të FA Cup. Gjithsesi, koreano-jugori do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës, në “Wembley”, ndaj Watford, sfidë e vlefshme për Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat