Ancelotti nuk e ka grumbulluar mesfushorin brazilian

Futboll

Ancelotti nuk e ka grumbulluar mesfushorin brazilian

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:03
Ancelotti nuk e ka grumbulluar mesfushorin brazilian

Carlo Ancelotti nuk e ka grumbulluar mesfushorin brazilian Allan, për sfidën e nesërme  (20.30) në mbrëmje përballë Milanit në “San Siro”, duke u dhënë edhe më shumë forcë zërave që flasin për transferimin e tij te PSG-ja. “Allan nuk është grumbulluar, pasi java e tij ka qenë e trazuar dhe kemi vendosur që të mbetet në Napoli, për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për ndeshjen e Kupës së Italisë. Megjithatë mund t’u theksoj se Allan do të mbetet te Napoli, pavarësisht negociatave me PSG-në, pasi mesfushori është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat