Fati i Paul Pogbas

Futboll

Fati i Paul Pogbas

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:06
Paul Pogba

Fati i Paul Pogba është në La Liga. Për ta mbështetur këtë ide nuk flet ndonjë ekspert në merkaton e transferimeve, por vëllai i tij më i madh, Florentin, i cili është i gatshëm të debutojë me fanellën e Elche. 

"Nëse vëllai im largohet nga Manchester United, ai mund të shkojë vetëm në tri skuadra për t’u përmirësuar: Manchester City, Real Madridi, ose Barça, - shpjegoi ai për “As”. 

- Te Manchester City nuk do të shkojë, kështu që mbeten në lojë dy skuadra në Spanjë: Barça dhe Real Madridi. Paul përsëri i lumtur? Çelësi ishte largimi i Mourinhos. Ai nuk ishte i lumtur dhe ish-trajnerin dhe kjo dukej qartë. Tani, ardhja e Solskjaer ka përmirësuar gjithçka". 

Meqë ka pasur ndryshim në stolin drejtues të “Djajve të Kuq”, ish-lojtari i Juventusit ka pësuar një metamorfozë. Në serinë e 6 fitoreve radhazi në Premier League, Paul Pogba ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste për shokët, duke luajtur gjithmonë nga 90 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat