Lum Rexhepi: Fituam se luftuam më shumë se Skënderbeu

Futboll

Lum Rexhepi: Fituam se luftuam më shumë se Skënderbeu

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:44
Lum Rexhepi: Fituam se luftuam më shumë se Skënderbeu

Lum Rexhepi, mbrojtësi që debutoi sot në Superiore, e nisi titullar për Partizanin, dhe bëri një takim fantastik, duke u shpallur edhe më i miri i ndeshjes. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, ai deklaroi: “Lum Partizani që të ka”. Si ka qenë impakti i parë me futbollin shqiptar dhe ndaj Skënderbeut?

Unë e vlerësoj Skënderbeun shumë, dhe me këto 3 pikë jam i kënaqur. Kushtet e ndryshuan shumë lojën, dhe luftuam më shumë se Skënderbeu sot, dhe aty u vendos loja.

Sot u duk se sikur kishit muaj me Partizanin, u përshtatët shpejt..

E vërtetë, ndihem sikur jam pjesë e skuadrës. Edhe Belicën e njoh në Finlandë, dhe ndihem shumë mirë me të, edhe ai më ka ndihmuar.

Jeni i kënaqur që e fituat këtë ndeshje pa një penallti të diskutueshme?

Unë isha shumë larg, nuk e pashë a ishte brenda apo jashtë, por përveç penalltisë, kemi pasur mundësi edhe me Kardozon, shumë të pastër. Gjithsesi, Skënderbeu luajti mirë, por ne e merituam fitoren.

Kur erdhët në ekip, për çfarë ju informuan? Kush janë sulmuesit që duhet të keni kujdes?

Të gjithë më kanë informuar, i analizojmë kundërshtarët me video dhe gjithçka.

Vjen nga Finlanda. Si duket futbolli shqiptar me atë skandinav?

Këtu ka më shumë talente, ndërsa atje është loja më e ngadaltë. Këtu është më dinamike, dhe loja më e shpejtë. Sulmuesit janë më të shpejtë se në Finlandë. Kërkohen sulmues të mirë atje.(qesh).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat