Zhvillimi i fundit i ka dhënë Man Cityt avantazh të theksuar ndaj Liverpoolit në luftën për titull

Futboll

Zhvillimi i fundit i ka dhënë Man Cityt avantazh të theksuar ndaj Liverpoolit në luftën për titull

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:11
Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp

Me secilën javë që po kalon, po konfirmohet fakti se do të kemi një luftë të zjarrtë për titull në Premier League.

Kur kanë mbetur edhe 15 ndeshje, Liverpooli ka një avantazh prej katër pikëve nga kampioni aktual, Manchester City.

Kjo e lë betejën për lavdi shumë të hapur.

Me këto dy skuadra që po luftojnë kaq ngushtë, gjithçka mund të varet nga faktorët më të vogël.

Dhe City sapo ka fituar një avantazh të lehtë që mund ta bëjë dallimin.

Të premten, “Sky Sports” dhe “BT Sport” konfirmuan se cilat ndeshje do të transmetohen direkt gjatë marsit, që nënkupton një ndryshim të vogël në listën e përballjeve.

Dhe del se Liverpooli do t’i luajë të katër ndeshjet në kampionat të dielën.

City? Epo, do t’i zhvillojë përballjet të shtunën.

Në fakt, “Qytetarët” do të luajnë para Liverpoolit në shtatë nga nëntë ndeshjet e ardhshme.

Kështu që, ka gjasa që skuadra e Klopp të futet në secilin takim me vetëm një pikë më shumë se City dhe të ketë presionin për t’i fituar tre pikë me çdo kusht.

Kjo sigurisht se mund të luajë rol të madh në luftën për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat