United nuk ndalet, merr fitoren e tetë dhe eliminon Arsenalin

Futboll

United nuk ndalet, merr fitoren e tetë dhe eliminon Arsenalin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:17
Foto nga ndeshja

Manchester Unitedi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Arsenalit me rezultatin 3-1 në kuadër të rundit të katërt në FA Cup të premten në “Emirates Stadium”.

Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon me fitoret e tij, e teta me radhë në të gjitha garat prej se erdhi si trajner në United në fillim të dhjetorit, asnjë humbje e asnjë barazim.

Me këtë fitore të sotme, “Djajtë e Kuq” kalojnë në rundin e pestë të kupës.

Alexis Sanchez shënoi golin e parë në minutën e 31’ për United pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, dy minuta më vonë për 2-0 shënoi Jesse Lingard.

Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e parë për vendasit pas një asistimi të Alexandre Lacazette.

Në pjesën e dytë ishte skuadra e Unai Emery që po e kontrollonte ndeshjen dhe tentonte barazimin, mirëpo pas një kundërsulmi në minutën e 82’ djelmoshat e Solskjaer shënuan golin e tretë dhe atë final me anë të Anthony Martial.

Granit Xhaka i luajti 90 minutat e ndeshjes, kurse Shkodran Mustafi u fut në lojë në minutën e 21’, pasi zuri vendin e Sokratis Papastathopoulos, i cili u detyrua të largohet për shkak të lëndimit.

Ndeshja e ardhshme e United është në “Old Trafford” në kuadër të Premierligës më 29 janar ndaj Burnleyt, kurse Arsenal po ashtu luan në shtëpi ndaj Cardiff Cityt në kuadër të Premierligës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat