Juventini refuzon Manchester United për të shkuar në Katar

Futboll

Juventini refuzon Manchester United për të shkuar në Katar

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:16
Medhi Benatias

Manchester United i ka paraqitur një ofertë mbrëmjen e djeshme Medhi Benatias, por ky i fundit ka preferuar të transferohet në Katar te skuadra e Al-Duhail.

Mbrojtësi i ka kërkuar Juventusit që ta lënë të largohet, në mënyrë që të luajë më shumë. Në drejtim të tij pati shumë oferta nga Italia dhe Evropa, përfshirë Marseille dhe Milan.

“Djajtë e Kuq” i kanë paraqitur një ofertë zyrtare lojtarit dhe Juventusit i kanë ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij. Kjo marrëveshje është refuzuar nga marokeni, i cili do të firmosë me klubin nga Katari kontratë 3-vjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon, ndërsa “Zonja e Vjetër” do arkëtojë 10 milionë nga shitja e tij.

Mësohet se oferta e United ka qenë 3.7 milionë euro në sezon, për këtë Benatia ka refuzuar kalimin me një klub të madh, për të fituar disa miliona më tepër në një ligë të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat