Startoi Liga shqiptare në futsal për Gjermani

Futboll

Startoi Liga shqiptare në futsal për Gjermani

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:22
Startoi Liga shqiptare në futsal për Gjermani

Organizuar nga FFSHGJ dhe FC Liria Berlin, në kryeqytetin gjerman për herë të parë startoi Liga Shqiptare në Futsal për Gjermani.
Në sezonin e parë po marrin pjesë 6 ekipet me aktive që në Gjermani kanë edhe klubet e futbollit.
Në këtë aktivitet po merr pjesë Agim Ademi, president i FFK- se i shoqëruar nga Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së si dhe anetaret e KE, Vjollca Krasniqi, Mirsad Çollaku dhe Bekim Rexhepi.
Po ashtu i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Isni Kilaj, zëvendësministër në MDIS.
Në hapjen solemne ekipet i përshendeten presidenti Agim Ademi e zëvendësministri Isni Kilaj, kurse garat i shpalli të hapura Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ.
Në këtë garë po marrin pjesë: FC Liria Berlin, FC Kastrioti Stukenbrock, FC Besa Gießen , SC Drita Kosova Kornwestheim dhe FC Kosova Berlin dhe FC Kosova Frankfurt, bëri të ditur Miftar Dragidella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat