Kur babai i Valon Behramit luante në vitin 1990-91 për një ekip të Kosovës, në fanellë i shkruante Vinkovci!

Futboll

Kur babai i Valon Behramit luante në vitin 1990-91 për një ekip të Kosovës, në fanellë i shkruante Vinkovci!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:28
KF Drenica 1990/91: Trajner Hashim Ajeti, Burim Dreshaj, Bashkim Idrizi, Ragip Behrami (babai i Valon Behramit), Xhafer Dobra, Xhavit Tahiri, Fadil Behrami e ndihmëstrajner Hajdin Ajeti. Ulur: Hysni Gjinovci, Burhan Hamiti, Skënder Jashari, Halim Veliu, Hazir Nuredini.

Fotografi interesante e një gjenerate të shkëlqyeshme e klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, në periudhën 1990-1991. Me fanella shumë interesante dhe atëkohë në fanellë mbanin emrin e një firme të ndërtimtarisë, që shkruante Vinkovc, qytet kroat! Në atëkohë, sponsor i Drenicës ka qenë Xhavit Babaj, me firmën e ndërtimtarisë Vinkovci. Ndryshe djali i Xhavitit, Shpëtimi ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Kosova.

Në foto, në këmbë nga e majta i katërti është Ragip Behrami, babai i Valon Behramit, ky i fundit luan për ekipin e Udineses në Serie A dhe është kapiten. Kjo fotografi është siguruar nga Gjenerata e artë e sakrificës së futbollit të Kosovës.

KF Drenica 1990/91: Trajner Hashim Ajeti, Burim Dreshaj, Bashkim Idrizi, Ragip Behrami (babai i Valon Behramit), Xhafer Dobra, Xhavit Tahiri, Fadil Behrami e ndihmëstrajner Hajdin Ajeti. Ulur: Hysni Gjinovci, Burhan Hamiti, Skënder Jashari, Halim Veliu, Hazir Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat