Hysaj drejt gjigantit italian

Futboll

Hysaj drejt gjigantit italian

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:08
Hysaj drejt gjigantit italian

Një kohë të gjatë është spekuluar për një transferim të Elseid Hysajt te Chelsea. Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar dhe mbrojtësi shqiptar mund të mbetet në Itali, konkretisht tek Interi.

Klubi zikaltër për momentin ka transferuar mbrojtësin e Southamptonit Cedric Soarez.

Ai vjen në formë huazimi për 500 mijë euro me të drejtën për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 11 milionë euro.

Gjithsesi duket e vështirë që portugezi të vijojë që të mbetet në Milano në të ardhshmen, pasi zikaltërit po mendojnë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi shkodran nuk ka një raport të mirë me trajnerin aktual të Napolit, Carlo Ancelotti.

Sipas “Calcionews24”, Hysaj do të qëndrojë te Napoli deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet. I pazëvendësueshmi i Sarrit, ka kërkuar siguri për aktivizimin dhe tashmë duket se i ka humbur durimi. Interi ka nisur kontaktet me drejtuesit e Napolit dhe në verë mund të bëjë edhe ndonjë ofertë konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat