Shqiptarët e Wolfsburgut nuk i rezistuan Bayerit

Futboll

Shqiptarët e Wolfsburgut nuk i rezistuan Bayerit

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Wolfsburg si vendas pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Bayer Leverkuseni, në ndeshjen e javës së 19-të të Bundesliga I.  Admir Mehmedi dhe Elvis Rexhbeçaj u paraqitën titullarë, por me skuadrën e tyre nuk i rezistuan rivalit.  Havertz (45'-nga penalltia), Volland (62') e Brandt (88') shënuan për Bayerin. Mehmedi u zëvendësua në minutën e 27-të pas një lëndimit dhe Rexhbeçaj në atë të 63-tën. Rexhbeçaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 33-ë, ndërsa skuadra e tij renditet në vend të tetë me 28 pikë, ka një më shumë se Bayeri një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat