E pabesueshme, ja si reagojnë tifozët e Atletico Madrid për transferimin e Moratas

Futboll

E pabesueshme, ja si reagojnë tifozët e Atletico Madrid për transferimin e Moratas

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:56
Alvaro Morata

Ditëve të fundit është raportuar se Alvaro Morata është afër transferimit në Atletico Madrid.

Dje ishte pritur që lojtari të zyrtarizonte kalimin e tij, mirëpo situata ngeci pas “krizës” tek skuadra e Monacos, të cilët ishin të përfshirë në huazimin e Gelson Martins.

Mirëpo, sot ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër që pritet ta pengoj edhe më shumë transferimin e sulmuesit spanjoll nga skuadra e Madridit.

Tifozët e Atletico Madrid në kor kanë thirrur kundër transferimit të lojtari në skuadrën e tyre të zemrës.

“Më pak Morata, më shumë Borja Garces” ishin thirrjet e tifozëve, shkruan “Marca”.

Chelsea në anën tjetër kanë siguruar shërbimet e Gonzalo Higuain, i cili shihet si zëvendësues i Alvaro Moratas.

Mbetet të shihet se si do të përfundoj “drama” Morata – Atletico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat