De Ligt kërkon transferimin tek Barca? Juve e PSG “në shok”

Futboll

De Ligt kërkon transferimin tek Barca? Juve e PSG “në shok”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:47
Matthijs De Ligt

Pas transferimit të Frenkie de Jong, Barcelona është afër të kryej goditjen e radhës në Amsterdam.

Është Matthijs De Ligt i cili së fundmi është afër kalimit tek Barcelona, pas shokut të tij De Jong.

Qendër mbrojtësi dëshiron të vazhdoj rrugëtimin me Frenkien, të cilin e ka shok skuadre tek Holanda dhe luanin bashkë tek Ajax.

“Mundo Deportivo” shkruan se Matthijs De Ligt i ka kërkuar Mino Raiolas që të hap bisedimet me Barcelonën, pasi ai dëshiron të bashkohet me Frenkie de Jong.

Të befasuar nga ky lajm kanë mbetur Paris Saint Germain e Juventus, që ishin dy skuadrat kryesore në garën për mbrojtësin holandez.

Problem për Barcën mund të jetë çështja  e  të hollave, duke pasur parasysh se Ajax kërkon shumë të majme për lojtarin, e Barca së fundmi shpenzoi një shifër të konsiderueshme për Frenkie de Jong.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat