Befason Spalletti, i hap derën për largim yllit të Inter

Futboll

Befason Spalletti, i hap derën për largim yllit të Inter

Më: 27 janar 2019 Në ora: 00:19
Luciano Spalletti

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti ka dhënë një deklaratë befasuese, me të cilën i ka hapur derën për largim yllit të skuadrës.

Së fundmi është raportuar për një largim të mundshëm të Ivan Perisic drejt Premierligës.

Ishte skuadra e Arsenal ajo që së fundmi ka shprehur interesim për lojtarin, dhe sipas raportimeve thuhet të kenë avancuar shumë në bisedime.

E për këto zëra, Spalletti ka konfirmuar se Perisic mund të largohet nga skuadra nëse ai dëshiron një gjë të tillë.

“Perisic është një lojtar shumë i mirë, sigurisht se zërat për largimin e tij janë aktiv” ka thënë Spalletti.

“Ai e di se cila është detyra e tij. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që e di si ta bëjë edhe nëse ajo është të shkoj për më shumë” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Perisic ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Inter këtë sezon, duke shënuar tri herë. Kontrat e tij me “Zi kaltrit” skadon në vitin 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat