Nën akuzë për transferimin te Milan, portugezi zbulon të vërtetën

Futboll

Nën akuzë për transferimin te Milan, portugezi zbulon të vërtetën

Më: 27 janar 2019 Në ora: 08:36
Tiago Djalo

Tiago Djalo, blerja më e re e Milan, nëpërmjet një mesazhi të gjatë të postuar në profilin e tij në “Instagram”, ka sqaruar vendimin e tij për tu larguar nga Sporting Lisbona me qëllim që të veshë fanellën kuqezi. 

“Shumë kritikojnë vendimin tim dhe thonë se kam menduar vetëm për paratë dhe kanë të gjithë të drejtën e tyre. Nuk do të mohoj që edhe paratë ishin një faktor i rëndësishëm që ka peshuar në vendimin tim, por motivi kryesor ishte besimi që mu dha, duke konsideruar faktin që më deshën vërtetë”, shkruan Tiago Djalo.

“Falënderoj këtë institucion të madh që është Sporting Lisbona, ku unë u rrita dhe për të cilin do të kem gjithmonë respekt maksimal. E di që kam bërë gabime, por të gabosh është njerëzore. Është një rrezik i madh të largohem me moshën që kam, por ndonjëherë duhet të përballesh me rreziqe dhe të luftosh me kurajë. Unë do ta bëj, sepse e ardhmja i përket Zotit”, përfundon komunikata e portugezit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat