Tuchel: Ai mund të luajë kudo në fushë, mjafton t’i thuash dy orë përpara

Futboll

Tuchel: Ai mund të luajë kudo në fushë, mjafton t’i thuash dy orë përpara

Më: 27 janar 2019 Në ora: 09:34
Thomas Tuchel

Paris Saint-Germain do të presë Stade Rennais në Parc des Princes të dielën në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të kampionatit francez. 

Në konferencën për shtyp, trajneri i PSG Thomas Tuchel, i ka thurur elozhe lojtarit të përfaqësueses braziliane Dani Alves. 

Duke parë emergjencën në mesin e fushës, gazetarët e pyesin për rreshtimin që do të përdorë ai për sfidën e radhës dhe Tuchel shprehet se ka në dispozicion një lojtar të cilin mund ta aktivizojë kudo në fushë. 

Mbase mund të duket një deklaratë e ekzagjeruar për disa, por trajneri gjerman e ka seriozisht. 

“Dani Alves mund të luajë kudo. Ai mund të luajë në mbrojtje, në mesfushë apo në sulm. 

“Mjafton t’i thuash dy orë përpara ndeshjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat