Trajneri i Kosovës kujton me emocione futbollistin e vrarë nga milicia serbe

Futboll

Trajneri i Kosovës kujton me emocione futbollistin e vrarë nga milicia serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:28
Sinan Osmani

Sot stadiumi i Lirisë në Prizren e mbanë emrin e Përparim Thaçit, futbollisti që u vra në vitet e 90-ta nga milicia kriminale e Serbisë. Sinan Osmani me Lirinë kishte fituar titullin e kampionit me Lirinë në vitin 1994-95, por ndihet shumë i pikëlluar për Përparimin që u vra nga pushtuesi serb.   

Image

Përparim Thaçi, dëshmori i lirisë

“Dëshmori Përparim Thaçi, ish futbollist i KF Liria i cili sakrifikoi jetën e tij, rininë e tij, i la prindërit të përlotur, la vëllaun, motrat, shokët dhe bashkëlojtarët e vet e të gjitha që sot rinia dhe të gjithë ne të luajmë dhe veprojmë të lirë. Mburrem që të pata ndër futbollistët më të mirë dhe ma të disiplinuar”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat