Mourinho dhe Wenger së bashku te PSG

Futboll

Mourinho dhe Wenger së bashku te PSG

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:46
Mourinho dhe Wenger

PSG është kthyer në dekadën e fundit në një prej klubeve që ka prishur rregullat e merkatos së futbollit europian, me miliona të investuar kudo dhe kurdo, e duke finalizuar transferime të çmendura. Skuadra franceze që kërkon Ligën e Kampioneve, tani po mendon të bashkojë dy trajnerë të njohur në gjirin e saj.

Ata që pak kohë më parë ishin dy rivalë në tapetet e Premier Ligës, Jose Mourinho dhe Arsen Wenger mund ta shohin veten duke nisur nga kjo verë, në të njëjtin klub.

Presidentit i PSG-së, Nasser Al Khelaifi mendon të afrojë dy trajnerët e njohur te skuadra e tij, gjithmonë nëse parizienët nuk do të triumfojnë në ligën e kampioneve me Tomas Tuhel në stol.

Triumfi në Evropë është kushti i vetëm që Tuchel të qëndrojë te skuadra transalpine në fund të këtij sezoni, në të kundërt do të largohet. Në vendin e tij do të vinte trajneri portugez Jose Mourinho, aktualisht pa ekip pas shkarkimit nga Manchester United. Ndërkohë Venger që drejtoi Arsenalin për 22 vjet.

Do t’i bashkohet parizienëve në postin e drejtorit sportiv, një binom në të ardhmen virtuale të sheikut të skuadrës franceze, që ka dhënë prova se mund ta realizojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat