Emergjencë në mbrojtje, “topçinjtë” shënjestrojnë lojtarin e Chelsea

Futboll

Emergjencë në mbrojtje, “topçinjtë” shënjestrojnë lojtarin e Chelsea

Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:01
Unai Emery

Trajneri spanjoll Unai Emery synon të marrë mbrojtësin 33-vjeçar Gary Cahill te skuadra e Arsenal si përforcim në merkaton e janarit. Duke parë vështirësitë që “topçinjtë” po hasin këtë sezon në mbrojtje, ish-mbrojtësi i kombëtares së “3 luanëve” konsiderohet si përforcimi i duhur për Arsenal, që synon një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Cahill ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë sezon me Chelsea, madje në Premier League ka zbritur në fushë vetëm një herë, pasi nuk konsiderohet si titullar për trajnerin Mauricio Sarri. Për pasojë, ai pritet të largohet që në janar nga “Stamford Bridge” dhe Arsenal shihet si skuadra e mundshme ku mund të luajë.

Dëmtimet e Sokratis dhe Laurent Koscielny në ndeshjen e fundit të FA Cup, ku Arsenal u mund dhe eliminua nga Manchester United, kanë bërë që mbrojtja e “topçinjve” të jetë në emergjencë. Pritet që Cahill, i cili luan me Chelsea që prej vitit 2012, të shkojë tek Arsenali në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat