Bayern Munichu s’heq dorë oferta e katërt për yllin e Chelseatf

Futboll

Bayern Munichu s’heq dorë oferta e katërt për yllin e Chelseatf

Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:04
Callum Hudson-Odoi

Bayern Munich nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti anglez i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, pasi shumë shpejt pritet ta bëjë ofertën e katërt të përmirësuar për të.

Sipas Daily Mail, kampioni në fuqi i Bundesligës do të bëjë ofertë në vlerë 40 milionë pound për 18-vjeçarin anglez, të cilin të kaltrit e Londrës nuk duan ta shesin.

Ndërkohë dje, Sky Spors raportoi se Hudson-Odoi kishte dorëzuar një kërkesë zyrtare në klub, duke kërkuar që t’i lejohet transferimi në Bayern Munich.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës. Ai beson se e ardhmja e tij është në Gjermani me Bayern Munichun.

Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së tretë të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet se kapte vlerën 35 milionë pound.

Por, tani Bayern vjen me një ofertë të re të përmirësuar, në vlerë 40 milionë pound.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat