Muriqi shënon, gjunjëzon ekipin e Cikalleshit

Futboll

Muriqi shënon, gjunjëzon ekipin e Cikalleshit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:31
Muriqi shënon, gjunjëzon ekipin e Cikalleshit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u tregua më i mirë se ai i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Rizespor shënoi fitore me rezultat 3:1 në përballje me Akhisarsporin, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit turk. Tri pikë të mëdha për Rizesporin në luftën për të siguruar ekzistencën. Në minutën e 72-të, Muriqi nga afërsia shënon për 2:1. Muriqi dhe Cikalleshi luajtën standardë. Muriqi është i lumtur për fitore, Cikalleshi i dëshpëruar që humbi me Akhisarsporin. Golat për vendasit i realizuan: Melnjak (70'), Muriqi (72') e Nakoulma (82') dhe për mysafirët: Cocalic (14'0, por pas 6 minutave (20') u përjashtua direkt me karton të kuq. Rizespor është në vend të 15-të me 18 pikë, ka një më shumë se i fundit Akhisarspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat