Alves pran rinovimit me PSG-në

Futboll

Alves pran rinovimit me PSG-në

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:00
Dani Alves

Dani Alves ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Paris, pavarësisht se kontrata e tij me Kampionët e Francës përfundon në fund të këtij sezoni.

Lajmi bëhet me dije nga mediat franceze, sipas të cilave braziliani ka deklaruar se ndihet shumë mirë dhe se do t’i pëlqente që të vazhdonte të luante në "Parc de Princes".

Pavarësisht dëshirës së 35-vjeçarit, duket se për momentin nuk ka asnjë lëvizje nga drejtuesit e PSG për t’i ofruar mbrojtësit rinovimin e kontratës.

Dani Alves u transferua në Paris në verën e vitit 2017, pasi la Juventusin me parametra zero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat