Katër futbollistë të Kosovës së shpejti anëtarë të Bundesligës - Bota Sot
Katër futbollistë të Kosovës së shpejti anëtarë të Bundesligës

Futboll

Katër futbollistë të Kosovës së shpejti anëtarë të Bundesligës

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:30
Arlind Shoshi

Pranimi i futbollit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare në UEFA dhe FIFA, gjithanshëm ka hapur dyert për të gjithë. Janë hapur dyert dhe perspektiva e futbollistëve të rinj të Kosovës që të sprovohen edhe në ekipet më me renome të Bundesligës gjermane. Kështu që me ndihmën dhe përkrahjen e pashoq të dy njerëzve, të cilët gjatë kohë punojnë dhe veprojnë duke ushtruar profesionin e tyre në hulumtimin, trajnimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj. Pa dyshim se këta janë  Fehmi Kongjeli menaxher i licencuar i FIFA dhe përfaqësues i FFK-së për Gjermani dhe njeriut që nuk ka kursyer asgjë duke u angazhuar edhe për marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera FFK- Federata e Futbollit e Gjermanisë dhe pranimit në UEFA e FIFA,  si dhe Fatmir Vata ish futbollist i Kombëtares së Shqipërisë dhe Bundesligës e tani edhe trajner me licencë profi.

Image

Endrit Demolli

Ndaj me angazhimin e këtyre dy personave katër futbollistë të Kosovës së shpejti do të bëhen pjesë e klubeve gjermane.  Nga shumë futbollistë të nacionaliteteve të ndryshe që i kishin kaluar nëpër stërvitjet provuese përformancën më të mirë e patën futbollistët nga Kosova ku te gjithë këta do të kenë edhe një mundësi që nga fillimi i marsit e deri në fillim të prillit të jenë për një javë në prova gjenerale te klubet, ku me sukses i kaluan stërvitjet një javore provuese. Kështu që gjasat janë jashtëzakonisht të mëdha që futbollistët Arlind Shoshi që u sprovuar të Grupmoshat U23 Hannover 96, i cili luan në një skuadër të Ligës së 4-të të Gjermanisë,  Endrit Demolli te grupmoshat U19 Vfl Bochum, që është edhe anëtar i Flamurtarit dhe  Kombëtares U19 të Kosovës, Melos Bajrami, anëtar i FC Prishtina dhe Premtim Gashi tek SC Paderborn, që luan një ekip të ligës së katërt të Gjermanisë,  Melosi te grupmoshat U19 dhe Premtimi te grupmoshat U23.

Image

Melos Bajrami dhe Premtim Gashi

Sipas fjalëve të z. Fehmi Konxheli të gjithë këta futbollistë jo vetëm që me sukses i kanë kaluar provat e para, por kanë pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë duke dëshmuar cilësi, vullnet, përkushtim dhe disiplinë në punën e tyre që janë kritere shumë me rëndësi për çdo futbollist e veçmas kur duan të bëhem pjesë e Bundesligës gjermane. Unë besojë dhe  shpresojë se edhe provat e fundit do të i kalojnë me sukses dhe do të bëhen pjesë e këtyre skuadrave gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...