Ditë të vështira për shqiptarin në Itali

Futboll

Ditë të vështira për shqiptarin në Itali

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:43
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Përparim Hetemaj me ekipin e Chievos nga Verona, po kalojnë ditë të vështira në Serie A në Itali.  Chievo si vendas pësoi humbje me rezultat 4:3 nga Fiorentina.  Chievo me pak fat ka mund të nxjerr pikë sikurse Pellissier ta shënonte nga penalltia, por gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Lafont i Fiorentinës. Hetemaj luajti standard, por të pafat që të nxjerrin pikë. Për Chievon shënuan: Stepinski (38'), Pellissier (60'-nga penalltia), Gjorgjeviq (89') dhe për Fiorentinën realizuan: Muriel (4'), Benassi (27'), Chiesa (79' e 86'). Pas 21 jave Fiorentina renditet në vend të 9-të me 30 pikë, kurse Chievo është e fundit me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat