Nuk bind Simeonen!

Futboll

Nuk bind Simeonen!

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:15
Gelson Martins

Pasa disa muajsh në Spanjë te Atletico e Madridit, ku nuk gjeti hapësirat e mjaftueshme, talenti portugez Gelson Martins do të luajë pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin francez. Kjo pasi “Los Colchoneros” vendosën ta huazojnë te skuadra e Monacos, e cila sapo ka rikthyer trajnerin Leonardo Jardim në bankë dhe do të luftojë për t’i shpëtuar rënies. Lajmin e kanë njoftuar të dy klubet në rrjetet sociale, duke thënë se kemi të bëjmë me një huazim të thjeshtë, ku synohet që Martins të marrë minuta dhe të rikthehet në Madrid verën e ardhshme. Gelson Martins ka luajtur vetëm 8 takime me Atleticon e Madridit këtë sezon, duke mos bindur plotësisht trajnerin Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat