Daja jep alarmin

Futboll

Daja jep alarmin

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:16
Daja jep alarmin

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka komentuar barazimin 1:1 në fushën e Teutës në intervistën e dhënë në fund të takimit për emisionin "Gol pas Goli". Këto kanë qenë fjalët e teknikut. 

Paraqitja: "Ndonjëherë situatat e vështira të motivojnë më shumë. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me Nusic si sulmues të parë dhe Siljanovskin në krah. Sot na është dashur të gjenim një zgjidhje. Jam i kënaqur me lojën e ekipit". 

Lojtarët: "Kanë sakrifikuar në maksimum, veçanërisht pasi mbetëm me 10 lojtarë. Në pjesën e parë kemi vënë në vështirësi Teutën dhe goli që pësuam mund ta kishim shmangur. Kale dhe Veliu nuk kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Duhet përgëzuar paraqitja e këtyre çunave". 

Situata: "Mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, edhe pse nuk ofron shumë. Duhet të ulemi urgjentisht me drejtuesit e klubit dhe të gjejmë një zgjidhje. Me kartonat e Torasa, Kale dhe Veliu do të kemi edhe tre mungesa. Duhet të shkojmë në ndihmë të ekipit". 

E ardhmja: "Unë nuk marr vendime emocionale. Do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat