Juventus përmbys Lazion, Ronaldo i jep fitoren në “Olimpico”

Futboll

Juventus përmbys Lazion, Ronaldo i jep fitoren në “Olimpico”

Më: 27 janar 2019 Në ora: 22:37
Cristiano Ronaldo

Juventus ka mundur 2-1 Lazio-n në transfertë dhe ka bërë një hap më shumë drejt mbrojtes së titullit. Pas kësaj fitoreje, në fakt, bardhezinjtë kryesojnë me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Napoli-t.

Bardhekaltrit kanë shpërdoruar një rast të artë, duke parë se e kanë vënë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes skuadrën e Allegri-t, veçanërisht në pjesën e parë, në të cilën kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në kuadrat.

Nuk ndodhte që nga sezoni 2004/05 që Juventus ta mbyllte pjesën e parë të një ndeshjeje të Serie A pa asnjë goditje të bërë në portën kundërshtare.

Në fakt, goditja e parë në kuadrat e bardhezinjve ka ardhur në minutën e 59-të të sfidës së luajtur në “Olimpico”, por ka qenë në portën e gabuar, me Emre Can që ka kaluar në avantazh ekipin kundërshtar me një goditje me kokë.

E dyta, ajo e golit të barazimit 1-1, ka ardhur në të 74-ën dhe është realizuar nga Joao Cancelo. Ky moment ka zgjuar torinezët, që në minutën e 88-të kanë shënuar edhe golin e fitores me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka transformuar në gol penalltinë e fituar nga Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat