Spalletti shpërthen kur pyetet për Perisicin

Futboll

Spalletti shpërthen kur pyetet për Perisicin

Më: 27 janar 2019 Në ora: 23:40
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka folur për të ardhmen e Ivan Perisic.

Inter humbi sot nga Torino, ndërsa Luciano Spalletti ka dhënë një deklaratë tejet të tensionuar për të ardhmen e Ivan Perisicit.

Trajneri i skuadrës italiane ka thënë se një lojtar që nuk dëshiron të kontribuoj për ekipin, të largohet.

“Është shumë e thjeshtë. Lojtarët mund të thonë çfarë të duan, por ata janë të punësuar, kanë kontratë dhe për tu larguar, duhet paguar një shumë të çmimit”, tha Spalletti pas ndeshjes.

“Dikush që nuk dëshiron të kontribuoj në skuadër, është i lirë të largohet”, ka shtuar më tej trajneri i Interit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat