Tërhiqet Barcelona, Rabiot po kalon tani te Liverpooli

Futboll

Tërhiqet Barcelona, Rabiot po kalon tani te Liverpooli

Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:18
Adrien Rabioti

Transferimi i Adrien Rabiotit te Barcelona është bllokuar.

PSG kërkon ta shet Adrien Rabiotin në këtë afat, mirëpo Barcelona e do atë si transferim të lirë.

Skuadra parisiene i do 20 milionë euro nga shitja e mesfushorit, ndërsa Tottenham vazhdon të jetë në garë për të.

Por, Rabiot nuk e dëshiron transferimin te Spurs, pasi po e pret ofertën e Liverpoolit.

Të kuqtë janë të interesuar poashtu për mesfushorin, por që shpreson se PSG të pajtohet në shitjen e 15 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat