Quaresma po kalon te gjiganti evropian

Futboll

Quaresma po kalon te gjiganti evropian

Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:28
Ricardo Quaresma

Ricardo Quaresma është shumë afër të bëhet me skuadër të re.

Ricardo Quaresma është shumë afër të largohet nga Besiktas, pasi nuk është i lumtur me jetën në Turqi.

Anësori portugez dëshiron të largohet nga skuadra turke, ku ka pranuar ofertë nga Porto.

Quaresma e dëshiron rikthimin në vendlindje, andaj ka dorëzuar kërkesën për largim nga skuadra.

Portugezi do të rikthehet te Porto, pasi kishte luajtur atje në vitin 2004/2008 dhe ishte rikthyer edhe një herë në sezonin 2014-15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat