E pranon vetë mbrojtësi: Kemi luajtur ndeshjen më të dobtë të sezonit

Futboll

E pranon vetë mbrojtësi: Kemi luajtur ndeshjen më të dobtë të sezonit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:41
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini pranon se dueli ndaj Lazios ishte loja më e dobët që ka zhvilluar Juventusi këtë sezon në Serie A.

Juventusi zhvilloi një ndeshje të dobët me pak raste shënimi, por futja në lojë e Cancelos në fund të ndeshjes zgjoi skuadrën nga “gjumi”.

“Për 55-60 minuta ishte sigurisht performanca më e keqe e sezonit. Pas golit të tyre ne kemi gjetur energjinë mendore për ta kthyer atë rezultat”, tha Chiellini për Sky Sport Italia.

“Ne kemi lojtarë që bëjnë diferencën. Szczesny na mbajti në lojë, pastaj arritëm të luftojmë dhe të fitojmë ndeshjen.”

“Pas 20 shkurti ne do të shohim Juventusin e vërtetë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër Lazios, siç është gjithmonë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat