Tronditet trajneri i njohur: Nuk e kisha parë kurrë Juventusin në këtë gjendje

Futboll

Tronditet trajneri i njohur: Nuk e kisha parë kurrë Juventusin në këtë gjendje

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:27
Simone Inzaghi

Juventus mbrëmë arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Lazio.

I intervistuar nga "Sky" në përfundim të ndeshjes së humbur 2-1 kundër Juventus-it, trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, ka thënë:

"Nuk mbaj mend ta kem parë Juventus-in kaq në vështirësi, kemi bërë 9 goditje nga këndi kundër 1. Futbolli është i pamëshirshëm, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mendoj se do t'i japim disa gëzime tifozëve tanë".

"Nuk kemi vuajtur, nuk mbaj mend pritje të Strakoshës. Nëse pëson gol, atëherë do të thotë se ke bërë ndonjë gabim. Lulic ka gabuar në momentin e penalltisë, nuk duhej ta kishte kapur Cancelo-n, që ka qenë në pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit".

"Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, meritonim të paktën barazimin. Sot futbolli ka qenë i pamëshirshëm me ne. Gjithsesi, nëse luajmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme, do ta mbyllim mirë kampionatin", përfundoi Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat