Neymar nuk i ka mirë punët me lëndime

Futboll

Neymar nuk i ka mirë punët me lëndime

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:57
Neymar

Një lëndim në shputën e këmbës duket se do ta mbajë për disa kohë jashtë fushës së blertë ulline PSG, Neymar.

Sulmuesi brazilian me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.

"Mundësitë që sulmuesi i PSG-së, Neymar do të paraqitet kundër Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve janë jashtëzakonisht të vogla", thuhet në një raport që është shpalosur sot nga kanali televiziv francez, Telefoot.    

Megjithatë, ka një shpresë së lëndimi është më i lehtë dhe ai mund të kthehet më shpejt, pasi Neymar mund të ecë në këmbë tani, që tregon se lëndimi është më i lehtë se sa është pritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat