Maradona apo Messi? Ferguson zgjedh në mes të dy argjentinasve

Futboll

Maradona apo Messi? Ferguson zgjedh në mes të dy argjentinasve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:56
Maradona, Ferguson dhe Messi

Në Angli është hapur një debat në lidhje me faktin se cili është lojtar më i mirë, Diego Maradona apo Lionel Messi.

Kush është më i miri? Maradona apo Messi. Sa herë që shtrohet kjo pyetje bëhet një debat i gjerë në lidhje me atë se kush mund të cilësohet si më i miri.

Mendimet janë të ndryshme dhe çdokush i paraqet ato nga këndvështrimi i tij për futbollin.

I fundit që është pyetur për këtë çështje, është legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili pa u hamendur ka zgjedhur Messin.

“Do të thosha se Messi është një lojtar më i mirë se Maradona”, ka deklaruar Ferguson. “Karriera e Maradonës në maja ka zgjatur shumë pak vite, ndërsa Messi ka më shumë se një dekadë në këto nivele”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat