Pas De Jong, Barcelona kërkon edhe De Ligt nga Ajaxi

Futboll

Pas De Jong, Barcelona kërkon edhe De Ligt nga Ajaxi

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:02
De Ligt

Katalanasit kërkojnë një tjetër talent të futbollit holandez.

Pasi zyrtarizoi blerjen e Frenkie de Jong nga Ajaxi, i cili do t’i bashkohet blaugranave nga data 1 korrik, Barcelona synon t’u rrëmbejë Ajaxit edhe mbrojtësin e talentuar Matthijs de Ligt.

Momentalisht duket se Ajaxi nuk pranon të shesë lojtarin, por te Barça janë duke përgatitur një ofertë që vështirë se do të mund të refuzohet nga gjiganti holandez.

Megjithatë, duket se Barça nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te holandezi, për të cilin interesohet seriozisht edhe Juventusi.

De Ligt pritet të qëndrojë deri në fund të stinorit me Ajaxin, kurse gjatë verës do të mësohet se cila do të jetë skuadra e tij e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat