Cristiano Ronaldo theu një tjetër rekord impresiv pas golit kundër Lazios

Futboll

Cristiano Ronaldo theu një tjetër rekord impresiv pas golit kundër Lazios

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:28
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo edhe një herë doli të jetë heroi i Juventusit.

Pasi e gjeti veten në disavantazh në “Olimpico” përmes autogolit të Emre Can, “Zonja e Vjetër” u desh të mundohej shumë që të mbante rekordin pa humbje në Serie A, transmeton Insporti.

Pika kthyese e takimit erdhi në minutën e 74-t, kur Joao Cancelo shënoi për të barazuar rezultaitn.

Golin e dytë, dhe të fitores për biankonerët, e realizoi Cristiano Ronaldo nga pika e penalltisë.

Ylli portugez ka thyer disa rekorde në kampionatin italian në pak muaj sa ka luajtur aty deri tani.

Llogaria zyrtare e Juventusit bëri një postim pas ndeshjes, ku shkroi: “Cristiano shënoi në ndeshjen e tetë rresht në Serie A si mysafir, kundër Lazios.

Pra, që prej kur një fitore në futboll filloi të llogaritej me tre pikë, më 1994, askush nuk ka shënuar në tetë ndeshje rresht në udhëtim në kampionatin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat