United i ofron kontratë të re Matas

Futboll

United i ofron kontratë të re Matas

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:09
Juan Mata

“Djajtë e Kuq”, nuk duan ta lënë largimin e spanjollit gjatë kësaj vere.

Manchester Unitet dëshiron ta mbajë Juan Matan edhe për një sezon tjetër. Spanjolli, i cili është në muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” mund të largohet si lojtar i lirë, përcjellë KosovaPress.

Arsenali e Barcelona janë dy skuadrat që kanë shprehure interesim për futbollistin spanjoll.

Manchester United ka një strategji të qartë për lojtarët 30 vjeç e lart, të cilëve nuk u ofron më shumë se një sezon rinovim, siç kanë bërë së fundmi edhe me 33-vjeçarin Ashley Young, të cilit i kanë ofruar vetëm 12 muaj bashkëpunim.

Juan Mata ende nuk është shprehur për vendimin dhe po vlerëson ofertat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat