Akuza nga Spanja

Futboll

Akuza nga Spanja

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:01
Shora Nakajima

Manovra e fundit në merkato e PSG-së, që ka më shumë se një problem me Fair Play-n Financiar, quhet Shora Nakajima. Mesfushori japonez, i cili nuk ka marrë pjesë në Kupën e Azisë për shkak dëmtimi, ka rënë në si në kampionatin portugez me Portimonense dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha. 

Në gjurmët e tij, siç ka bërë të ditur "AS", kanë qenë Porto dhe shumë skuadra të mëdha të Premier League. Megjithatë, si me magji, japonezi do të përfundojë tek Al Duhail, kampionët në fuqi të kampionatit të Katarit, që do ta blejë nga Tokyo Verdi, zotërues i kartonit të tij, për rreth 35 milionë euro. 

Nakajima do të bëhet përforcimi i dytë më e rëndësishme i klubit, që ka marrë në Gjirin Persik edhe Rui Faria-n, ish-ndihmësi i Mourinho-s, i cili u larguar nga Manchester United pak muaj para "Special One". Po çfarë lidhje ka me këtë operacion PSG? Nga Spanja kanë bërë të ditur se Al Duhail është në pronësi të Qatar Investment Authority, fondi që ka blerë edhe klubin francez. 

Edhe pse mund të jetë një transferim shumë i mirë për japonezin në aspektin ekonomik, ekziston mundësia që të bëhet fjalë për një manovër të PSG-së për të shmangur Fair Play-n Financiar dhe të sigurojë lojtarin. Në fakt, asgjë nuk do ta pengonte Al Duhail ta "huazonte" futbollistin sezonin e ardhshëm te francezët, të cilët do ta siguronin pa shpenzuar asnjë euro. 

Një strategji që, duke iu referuar rregullores, është e kritikueshme, por që nuk mund të ndëshkohet. Çfarë e ndalon PSG-në ta bëjë një gjë të tillë më shpesh? Lojtarët, të cilët duhet të pranojnë të kalojnë të paktën gjashtë muaj në një kampionat me nivel shumë të ulët para se të transferohen në Francë. Dhe nëse Nakajima është dakord me këtë, ka pak mundësi që në të njëjtën mënyrë ta mendojë Paredes, sa për të marrë si shembull blerjen e fundit të kushtueshme të PSG-së. 

Ndërkohë, nga Spanja, aty ku manovrat e francezëve ndiqen me shumë kujdes për shkak të fërkimeve të "Les Parisiens" me Barcelona-n, sugjerojnë se kjo është vetëm një nga "hilet" e shumta të Al-Khelaifi-t me shokë: "Nakajima, hileja e fundit e PSG-së kundër Fair Play-t" ka qenë titulli i "AS". Ku i dihet se çfarë mund të mendojë UEFA nëse japonezi do të përfundojë me të vërtetë në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat