Guardiola: Kemi 15 finale

Futboll

Guardiola: Kemi 15 finale

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:01
Guardiola: Kemi 15 finale

Pep Guardiola ka paralajmëruar lojtarët e Mançester Sitit se edhe një humbje këtë sezon dhe ata do t’i japin lamtumirën garës për titull. Kampionët në fuqi, të cilët janë mposhtur 3 herë në 23 javët e para, renditen në vend të dytë, 4 pikë pas Liverpulit kryesues, kur kanë mbetur edhe 15 ndeshje për t’u luajtur deri në fund.

“Qytetarët” mund ta ngushtojnë diferencën në vetëm një pikë me një fitore sot ndaj Njukasëllit, duke qenë se “reds”-at zbresin në fushë kundër Lestërit ditën e nesërme. Blutë do të zbresin në fushë përpara Liverpulit edhe gjatë kësaj fundjave dhe Guardiola kërkon që të mos bëhen hapa të gabuara, në mënyrë që ta mbajnë nën presion skuadrën e Klopit:

“Në të dyja situatat, luajmë më vonë apo më herët, ne duhet t’i fitojmë ndeshjet. Nëse nuk e bëjmë, thuajse përfundon gjithçka. Çdo ndeshje është si një finale dhe kjo vlen edhe për kupat. Të gjitha skuadrat që pretendojnë të fitojnë titullin duhet ta ndiejnë presionin, por duhet të dinë ta përballojnë atë. Me 15 ndeshjet e mbetura, shumë pikë në garë dhe rrethanat e ndryshme, kemi shumë ndeshje në këmbë, edhe pse ne i ndryshojmë kompeticionet ditë pas dite. Duhet të imagjinojmë se çfarë do bëjë Njukasëlli dhe jemi të përqendruar. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë solidë dhe përpiqemi të fitojmë”.

Valverde – Trajneri i Barcelonës e quajti të pandershme telefonatën e trajnerit të Sitit me Frenki De Jongun, përpara se mesfushori holandez të transferohej te Barcelona. Por katalanasi, i cili pak orë më parë shprehej se Barcelona, Bajerni dhe Juventusi janë tri klubet më të forta të dekadës së fundit, nuk ka ndërmend që t’i kthejë përgjigje kolegut të tij: “Asnjë përgjigje. Asnjë përgjigje për këtë. Ai është shoku im, kështu që nuk ka asnjë problem. De Jong do të jetë një lojtar i Barcelonës. Ka mbaruar. Unë nuk dua të flas për këtë, ka marrë fund. Nuk është një lojtar i yni, nuk është puna jonë, le të përqendrohemi te Njukasëlli. Së pari, unë nuk përfshihem në bisedime. Unë jap opinione dhe merkaton e bën klubi. Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë jo, por puna e tyre ka qenë e pabesueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat