Chelsea transferoi Higuain, por Sarri po pret për transferimin e dytë të janarit

Futboll

Chelsea transferoi Higuain, por Sarri po pret për transferimin e dytë të janarit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:30
Maurizio Sarri

Edhe pas transferimit të Gonzalo Higuain tek Chelsea, trajneri Maurizio Sarri nuk është plotësisht i kënaqur.

Trajneri italian ka përsëritur dëshirën e tij që Chelsea të transferojë një lojtar të dytë, në mënyrë që të zëvendësohet i larguari Cesc Fabregas.

Fabregas u largua këtë muaj nga “Stamford Bridge” për të kaluar tek skuadra franceze, Monaco.

I kërkuari nga Chelsea, Leandro Paredes ka kaluar tek PSG, por akoma pret që Chelsea të bëj ndonjë lëvizje.

“Sa i përket opinionit tim, kam besuar se është e rëndësishme të kemi edhe dy lojtarë” ka thënë Sarri në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Njëri ka arritur. Jam duke pritur edhe për tjetrin. Nëse ai vjen, do të isha i lumtur. Por, nuk do të isha shumë i shqetësuar. Jam i lumtur të luaj me këta lojtarë” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Napolit.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar. Shpresa e Sarrit vazhdon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat