Akuzohet për ushtrim dhune

Futboll

Akuzohet për ushtrim dhune

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:44
Oscar Ortega

Atletico Madrid shokohet, është arrestuar përgatitësi fizik i skuadrës Oscar Ortega që njihet me pseudonimin Profe. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle AS dhe u konfirmua edhe nga policia e Madridit, me Ortegën që akuzohet për dhunë fizike.

Oscar Ortega është pjesë e stafit të Diego Pablo Simeones të Atletico Madrid që nga viti 2011, por punonte me trajnerin aktual të skuadrës madrilene që nga sezoni 2003/2004 kur Simeone ishte ende futbollist. Ortega është njohur për punën e kujdesshme, por edhe rreptësinë e madhe në punën e tij gjatë përgatitjes së skuadrës, diçka që është vlerësuar nga lojtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat