Emiliano Sala “rikthehet” në fushë, “luan” kundër Arsenalit

Futboll

Emiliano Sala “rikthehet” në fushë, “luan” kundër Arsenalit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:09
Emiliano Sala

Që prej 21 janarit futbollisti argjentinas rezulton i zhdukur, pasi avioni i tij u zhduk dhe për të e anëtarët e bordit nuk ka asnjë shenjë.

Por Emiliano Sala “është rikthyer” në aksion kundër Arsenalit. Futbollisti italo-argjentinas është përfshirë në listën e Cardiff City në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Emri i Sala u bë pjesë e listës së trajnerit Neil Warnock dhe krahas emrit të tij ishte vendosur një lule e verdhë në nder të tij.

Një gjë e tillë është praktikuar edhe nga skuadra e Arsenalit, e cila në shenjë homazhi për Sala ka gdhendur në fanellë një lule të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat