Romagnoli: Kam parë një Milan të bukur, Piatek…

Futboll

Romagnoli: Kam parë një Milan të bukur, Piatek…

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:29
Alessio Romagnoli

Kapiteni dhe mbrojtësi i Milan, Alessio Romagnoli, ka komentuar fitoren e rëndësishme që skuadra e tij mori kundër Napoli-t në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Duke folur për mikrofonët e “Rai”, ai ka thënë: “Ka qenë një Milan shumë i bukur, kemi qenë të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave.

Kemi gjetur menjëherë golin me Piatek, të cilit dua t’i bëj komplimentet për ndeshjen e jashtëzakonshme”.

“Tani presim Inter-in dhe Lazio-n dhe do të jemi gati. Roma? Do të jetë një sfidë e drejtpërdrejtë për Champions-in, objektivi ynë kryesor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat