Zyrtare: Bayern largon një sulmues

Futboll

Zyrtare: Bayern largon një sulmues

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:00
Bayern Munich

Sandro Wagner i ka dhënë fund aventurës së shkurtër te skuadra e Bajernit të Mynihut.

“Sky Sports” raportn se sulmuesi gjerman do të largohet drejt kampionatit kinez, ku do të firmosë për skuadrën e Tianzhin TEDA.

Detaji më interesant i kësaj marrëveshje është paga e çmendur me vlerë 15 milionë euro ndërsa meritë të padiskutueshme ka edhe agjenti i lojtarit.

Kjo vlerë për 31-vjeçarin do të përfitohet gjatë dy sezoneve.

Kujtojmë që drejtuesit e Bajernit kanë hedhur sytë nga futbollisti serb Luka Joviç, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat