Liverpooli synon t’i shkëputet Man Cityt në 7 pikë në krye të Premierligës, me Shaqirin titullar

Futboll

Liverpooli synon t’i shkëputet Man Cityt në 7 pikë në krye të Premierligës, me Shaqirin titullar

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:13
Xherdan Shaqiri

Liverpooli do të kërkojë të përforcojë pozitën e parë në renditjen e Premierligës duke iu shkëputur në shtatë pikë rivalit dhe përcjellësit të parë, Manchester Cityt, sonte në “Anfield”, me anësorin kosovar Xherdan Shaqirin titullar.

Të kuqtë synojnë ta shtojnë epërsinë e pikëve në krye të Premierligës me një fitore ndaj Leicester Cityt të mërkurën mbrëma në “Anfield”, në një ndeshje në të cilën Jurgen Klopp do të llogarisë edhe në shërbimet e kosovarit të Zvicrës Xherdan Shaqirit.

Gjatë janarit, Liverpooli pati një pushim 11-ditësh gjatë të cilit shkoi në një kamp stërvitor me mot të ngrohët në Dubai. Para këtij udhëtimi, të kuqtë luftuar fort për ta mposhtur 403 Crystal Palace dhe për ta ruajtur epërsinë prej katër pikëve ndaj kampionit në fuqi Manchester Cityt.

Por, tani që City i Pep Guardiolës u mposht befasisht nga Newcastle Unitedi i ish-trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, skuadra e Shaqirit ka mundësinë t’i ikë shtatë pikë atij me një fitore ndaj Leicesterit.

Shaqa, që deri tani ka bërë 18 paraqitje në përgjithësi në Premierligë për të kuqtë duke regjistruar gjashtë gola dhe dy asiste, pritet të jetë titullar për herë të 11-të deri tani këtë sezon.

Jurgen Klopp ka kokëçarje para kësaj ndeshje të vlefshme për javën e 24-të. Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez mungojnë shkaku i lëndimeve, derisa James Milner është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq ndaj Palace.

Megjithatë, lajmi i gëzueshëm për gjermanin është rikthimi i Dejan Lovrenit dhe Georginio Wijnaldumit, derisa njeriu kryesor i mbrojtjes Virgil van Dijk është riaftësuar plotësisht nga sëmundja dhe është stërvitor me rregull.

Image

Ky pritet të jetë formacioni i Liverpoolit ndaj Leicester Cityt sonte në “Anfield”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat